
Drejtuesi politik i Tiranës, për PD-në, Belind Këlliçi u shpreh se PD ka pësuar rritje në zonën e Kombinatit.
“Ne kemi rikuperuar dhe kemi ngushtuar diferencën me plot 5200 vota deri në këto momente pa llogaritur që ende nuk janë hapur bastionet kryesore të Partisë Demokratike”, u shpreh për median Këlliçi.
Ai falenderoi numëruesit dhe shtabet e PD-së.