Partia Demokratike theksoi kërkesën për qeveri tranzitore përpara zgjedhjeve të vitit 2021.
“Ne kërkojmë qeveri tranzitore, për shkak të kësaj qeverie ne kerkojmë qeveri tranzitore për zgjedhjet e 2021”, tha Oerd Bylykbashi përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik, në një intervistë për News24.
Bylykbashi tha se qeveria tranzitore është garancia që kjo qeveri të mos vjedh zgjedhjet.
Ndërsa, për reformën në drejtësi, Bylykbashi tha se ajo ka probleme por duhet të vazhdojë përpara.