
Partia Demokratike ka akuzuar Bashkinë e Durrësit për shkelje të Kodit Zgjedhor. Për këtë arsye PD ka bërë kërkesë pranë KQZ për të dënuar Bashkinë e Durrësit.
Sipas PD dega Durrës, bashkia ka dhënë me koncesion shërbimit të mirëmbajtjes dhe ruajtjes së varrezave të qytetit në përiudhën e ndaluar nga Kodi Zgjedhor.
“Vendimi percakton kritere financiare, organizative, direkt te ekzekutueshme per administraten e Bashkise Durres. Nje sherbim i cili kryhej nga Bashkia e Durresit, vendoset ti kalohet privatit, ne nje periudhe kohore te ndaluar nga Kodi Zgjedhor. Nga teksti i vendimit mund te konkludohet edhe me qarte ne lidhje me shkeljet e pretenduara nga ana jone”.
Më herët, PD akuzoi Bashkinë se koncesioni do të kushtojë 376 milionë lekë. PD deklaroi se fituesi i koncesionit do të shpallet kryetari i Partisë Socialiste të Durrësit, Luan Zaza.