Partia Demokratike kërkoi anullimin dhe shtyrjen e zgjedhjeve në universitete.
Vendimi për caktimin e datës “30 Korrik për zgjedhjet në univeristete”, lë jashtë 75 përqind të studentëve, duke i shërbyer Edi Ramës për të emëruar më të besuarit në krye të fakulteteve dhe universiteteve, veçanërisht në Tiranë”, tha Albana Vokshi, përfaqësuesja e PD-së, në një deklaratë për shtyp, të mërkurën.
“Ai lejon të kthehen në auditorë vetëm një pjesë të studentëve, ata që largohen këtë vit akademik, si në bachelor edhe në master, duke përjashtuar dhe duke i hequr të drejtën e votës, të gjithë pjesës tjetër të stundetëve”, shtoi Vokshi.
Vokshi e quajti vendim të rrezikshëm nga ana shëndetësore, duke marrë parasysh numrat e rritur të të infektuarve.
Ajo kujtoi se “atë që nuk bëri dot Emiljano Shullazi 4 vjet më parë, nuk mund ta bëjë sot me një vendim antikushtetues Besa Shahini dhe Edi Rama”.