Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin nga gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit të zëvendësdrejtores së Përgjithshme të Policisë, Aida Hajna.
Në një deklaratë zyrtare, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se ajo është e përfshirë në lirimin e financierit të bandës së Habiljave, Nazer Seiti. Ai u shpreh se vëzhguesit ndërkombëtar janë kundër kësaj kandidature.
“Aida Hajna është botërisht e njohur për një nga skandalet më të mëdha të Policisë së Shtetit, që la të lirë të kërkuarin për trafik droge Naser Gashi, pasi ai u arrestua rastëisht në Kukës vitin e kaluar.
Zëvendësdrejtorja e Përgjithshme e Policisë, Aida Hajna, e ngarkuar me hetimin e këtij skandali, mbrojti policët që liruan trafikantin e drogës dhe pezulloi nga detyra policin që e denoncoi skandalin. Ky polic sot është në azil, ndërsa Aida Hajnaj po bëhet gati të drejtojë BKH-në si garanci për trafikantët e drogës dhe të tjerë kriminelë në ortakëri me pushtetin.
Me të drejtë, vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë cilësuar të papranueshëm dhe antiligjor vendimin për të skualifikuar kandidatët e tjerë, duke paraqitur Aida Hajnën si kandidate të vetme.”
Paloka u shpreh se ndaj Hajnës ka nisur hetim për shpërdorim detyre nga prokuroria e Tiranës. Ai bëri thirrje për përjashtimin e saj dhe rihapjen e garës.