Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryebashkiakun e Mallkastrës Qerim Ismailaj për fallsifikim të formularit të dekriminalizimit.
Kjo është hera e dytë që kryebashkiaku kallëzohet nga PD për probleme në lidhej me dekriminalizimin.
Në korrik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve la në detyrë kryebashkiakun e Mallakastrës. Ismailaj rezultoi i dënuar me 3 vite burg në Greqi, për rrahje, pas verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme.
Vendimi i KQZ-së u bazua në vlerësimin e Prokurorisë, sipas të cilit personi duhet të ishte dënuar me gjobë sipas ligjit shqiptar.
Prokuroria nisi verifikimet e Ismailajt më datë 13 janar pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila ka denoncuar me dokumente se në vitin 2000 Ismailaj u dënua me 3 vite burg në Greqi për rrahje. Këtë dënim kryebashkiaku Ismailaj e ka mohuar disa herë.