Partia Demokratike ka reaguar për pjesmarrjen e zëvendësministres Mira Rakacolli në një takim elektoral.
Përmes një postimi në Faceebook, Bardh Spahia shkruan se Rakacolli shkeli ligjin por në ndryshim nga qytetarët ajo nuk u gjobit. Ai kërkoi shkarkimin e saj.
Ai shtoi se deputetja Elona Gjebrea fshiu foton menjëherë pasi “i nxorri bojën vetes”
Spahia shkruan se pas 25 prillit çdo gjë do të ndryshojë.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli mori pjesë në një takim elektoral të Partisë Socialiste, mbrëmjen e së mërkurës, në shkelje të ligjit dhe protokolleve të pandemisë.
Nga fotot duket qartë se në sallë kanë qenë të grumbulluar mbi 10 persona, shkelje e masave shtrenguese të propozuara nga komiteti që drejton Rakacolli.