Partia Demokratike ka konfirmuar qëndrimin e saj mbi hapjen e listave dhe lejimin e koalicioneve.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi pohoi se “opozita e Bashkuar është 100 % dakord, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve”.
Ai në një postim në Twitter shkruan se opozita është kundër ndalimit të koalicioneve, ndryshimit të pragut zgjedhor dhe zonave zgjedhore.
“Heqja e koalicioneve parazgjedhore, pragu kombëtar për partitë e vogla dhe ndryshimi i zonave zgjedhore, nuk janë risi, por halli personal i ER me zgjedhjet e ardhshme dhe halli i krimit të organizuar me Qeverinë e ardhshme. Aktet e njëanshme të koalicionit të krimit të organizuar marrin peng Shqipërinë dhe minojnë zgjedhjet dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.”
Më herët kryeministri Rama deklaroi se në 30 korrik, Kuvendi do të miratojë hapjen e listave.