Partia Demokratike përmes Orjola Pampurit akuzoi Komisionin e Prokurimit Publik se në kundërshti me Ministrinë e Shëndetësisë, ka zgjedhur ofertë më të lartë në tenderin për mjetet mbrojtëse antikovid.
Pampuri në një deklaratë për shtyp më 29 nëntor tha se konfliktet mes institucioneve të shtetit ka bërë që të kualifikohet kompania me ofertën më të lartë:
“Klanet brenda qeverisë, që luftojnë njëra-tjetrën se kush do të gllabërojë tenderin e radhës. Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender me vlerë 5 milionë euro për të blerë disa mjete mbrojtëse anticovid. Tenderi kualifikoi disa kompani me oferta nën 2 milionë euro, por një vendim i organi tjetër të qeverisë, Komisioni i Prokurimit Publik, i skualifikoi të gjithë ofertat më të ulëta.
Ndër 12 kompani ofertuese, ai shpalli fituese kompaninë me ofertën më të lartë, e renditur e 10-ta. Për shkak të kësaj lufte mes klanesh në qeveri, pajisjet anticovid do të blihen me çmim 3 herë më tëlartë se ofertat e skualifikuara”.