Partia Demokratike ka fajësuar qeverinë Rama për krizën e krijuar në Kakavijë dhe në Kapshticë. Albana Vokshi shprehet se kriza u krijua nga mungesës së komunikimit dhe mos testimit në masë.
“Është një krizë që tregon dështimin e qeverisë për të komunikuar me qytetarët e vet në këtë kohë kaq delikate dhe të rrezikshme për shëndetin. Është krizë e krijuar nga paaftësia dhe papërgjegjshmëria e kësaj qeverie, e cila nuk testoi dhe vazhdon të mos testojë masivisht për parandalimin e përhapjes së virusit”, tha për median Vokshi.
Ajo e quajti të turpshme faktin se Kryeministri Rama dhe ministrat e tij vazhdojnë të “relaksohen në resortet dhe vilat luksoze të bregut sipas një axhende që nuk ka asnjë lidhje me interesin e qytetarëve”.
Gjithashtu, PD kërkoi edhe hetimin e kryebashkiakut Veliaj për “shpërdorim të detyrës dhe pengim në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur”, pas mesazheve të publikuara dej nga Ora Neës, drejt gazetarës Beti Njuma.
“Dhjetëra mesazhet e Erion Velisë dëshmojnë mekanizmin dhe metodat mafioze e përdorura nga Kryetari i paligjshëm i Bashkisë së Tiranës për të kërcënuar dhe shantazhuar median që nuk i nënshtrohet makinerisë së stërmadhe të propagandës që paguhet me miliona Euro të zhvatura qytetarëve të Tiranës nga taksat e rritura”, shtoi Vokshi.