PD kundër listave të hapura me sistemin zgjedhor aktual

Nga Exit News
PD kundër listave të hapura me sistemin zgjedhor aktual

Ndryshimi i mënyrës se si ndërtohen listat e kandidatëve për deputet për Partinë Demokratike duhet të vijnë bashkë me ndryshime të tjera që i përshtaten një sistemi të ri.

Ish deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se ka ardhur koha të ndryshohet sistemi por duhet patur shumë kujdes.

“Nëse hapen listat duhet një tjetër dimension. Nëse hapen listat do ketë më shumë korrupsion dhe kandidatët do kandidojnë brenda partisë dhe do të fitojnë pa rregulla. Duhet parë në unison me elementët e tjerë. Me këtë sistem nuk mund të kemi lista të hapura.” – tha Bylykbashi në ABC News.

Demokratët kundërshtojnë edhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, që i shohin si mesazh politik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>