Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj po shkel ligjin duke ndryshuar qendrën e votimit të qytetarëve.
Në një postim në Facebook, Bardhi:
“Ligji e thotë qartë se me ndryshimin e vendbanimit, qendra e votimit ndryshon automatikisht. Çfarë thotë Sandër Lleshaj, është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar manipulimin e listave të votuesve, një tjetër përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës përpara largimit të pashmangshëm.”
Ai paralajmëroi kallëzim penal ndaj ministrit Lleshaj dhe drejtorit të gjendjes civile, Bledar Doracaj.