Partia Demokratike ka reaguar për ngjarjen e pacientit të vetëvrarë në Spitalin Covid 2.
Përmes Bardh Spahisë, PD kërkon “impenjim serioz të autoriteteve dhe një plan konkret për të trajtuar, edhe një rëndim të gjendjes psikologjike për shkak të izolimit e vështirësisë së sëmundjes”.
PD thotë se spitali dhe “ministria e shëndetësisë duhet të kishin marrë masa për të trajtuar anën psikologjike të pacientëve”.
“Asnjëri nga dy spitalet Covid nuk ka psikolog”, tha Bardh Spahia, duke shtyar se ka munguar shërbimi i psikologut në spitale.