Komisioni i Zgjedhjeve në PD ka vendosur publikimin e listave të anëtarëve të PD-së me të drejtë vote, më 11 qershor, 2 ditë paar zgjedhjeve. PD nuk ka pranuar të bëjë publike më parë listat e anëtarësisë me justifikimin e zbatimit për ligjin e mbrojtjes së te dhenave personale.
Gjithashtu, Komisioni Zgjedhor ka vendosur:
1 — Nuk do të votojnë anëtarët e PD-së, të cilët kanë ndihmuar në zgjedhjet e 25 prillit, partitë e reja të krijuara para zgjedhjeve, të cilat nuk ishin në kolaicion me PD-së. Ato janë partia Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit, Bindja Demokratike e Astrit Patozit, Nisma Thurrje dhe Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit.
2 — Komisionerët e kandidatëve për kryetar partie duhet të jenë anëtar i PD-së dhe të jetë anëtar brenda degës ku bëhen zgjedhjet.
“Nuk e monitorojnë procesin persona jashtë anëtarësisë. nuk mund të merret dikush nga Vlora të shkoj në Tiranë. Askush nuk do të miratohen nga Komisioni pa bërë këto dy verifikime”, u shpreh kryetari i komisionit Jemin Gjana, për median.