PD: Në 7 vite mbyllen 30 shkolla në Dibër

Nga Exit News
PD: Në 7 vite mbyllen 30 shkolla në Dibër

Në 7 vitet e fundit janë mbyllur 30 shkolla në qarkun e Dibrës, raporton Partia Demokratike përmes Dhurata Cupit.

“Prej 7 vitesh vetëm në Qarkun e Dibrës janë mbyllur rmbi 30 shkolla dhe kjo situatë nuk ka të ndalur, madje edhe me vendime të pabazuara që nuk lidhen me numrin e nxënësve”, shkruan Cupi në një deklaratë në Facebook.

Rasti i fundit, sipas Cupit, është mbyllja e shkollës së Zerqanit nga Drejtoria Arsimore duke i detyrurar nxënësit të zhvendosen në shkollën e Bulqizës, 30 minuta me makinë larg fshatit.

“Ju bëj thirrje autoriteteve arsimore në Dibër por edhe Ministres së Arsimit të shohin përparësitë për të mirën e nxënesve dhe jo të bëjnë të kundërtën. Fëmijët e Zerqanit e kanë shkollën e tyre, aty ku kanë studiuar prindërit e gjyshërit e tyre”, përfundon Cupi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>