PD në fshatrat e Elbasanit: Rama braktisi qytetarët, 0 investime në 8 vite

Nga Exit News
PD në fshatrat e Elbasanit: Rama braktisi qytetarët, 0 investime në 8 vite

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi akuzoi qeverinë Rama se ka braktisuar fshatrat dhe i ka lënë ato pa mbështetje.

Gjatë një vizite në fshatrat e Elbasanit, Bardhi tha se në këto zona nuk është bërë asnjë investim nga qeveria në 8 vitet e fundit.

“Kjo ka sjellë braktisjen masive të fshatrave nga të rinjtë,” u shpreh Bardhi.

Ai premtoi se me ardhjen e opozitës në pushtet, në zgjedhjet e 25 prillit, qeveria do të punojë për qytetarët:

“Ne do të kthejmë normalitetin në jetën e çdo banori të fshatrave tona, duke ndalur braktisjen masive nga të rinjtë.

100 milion euro në vit mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë do shkojnë për fshatarët dhe fermerët, jo për xhepat e miqve të qeveritarëve.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>