PD, në Kombinat qytetarët jetojnë në shtëpitë e dëmtuara rëndë nga tërmeti

Nga Exit News
PD, në Kombinat qytetarët jetojnë në shtëpitë e dëmtuara rëndë nga tërmeti

Partia Demokratike ka denoncuar, të enjten, një rast të një familjeje në Kombinat, shtëpia e së cilës është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, por ende vazhdon të jetojë brenda shtëpisë së dëmtuar, duke rrezikuar çdo ditë jetën.

Përmes një rrëfimi për PD-në, Bukurie Balla tregoi se bashkë me bashkëshortin e moshuar jetojnë çdo ditë me frikën e shembjes së shtëpisë. Ajo tregoi se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga bashkia apo qeveria, qoftë në vlerë monetare si bonus qiraje apo në ushqime e ndihma të tjera.

Bukurie Balla tha se as gjatë pandemisë nuk ka marrë asnjë ndihmë, megjithëse ajo dhe bashkëshorti i saj jetojnë në varfëri.

Sipas saj, asnjë institucion nuk i ka thënë se çdo të bëhet me shtëpinë e saj të dëmtuar rëndë nga tërmeti.

“Asgjë s’më kanë thënë. Ja se do vimë sot e do vimë nesër. Mua s’më kanë thënë asnjëlloj përgjigje, jo mua por as fqinjve këtu,” u shpreh ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>