PD në ZallHerr: Qeveria la në harresë qytetarët e prekur nga tërmeti

Nga Exit News
PD në ZallHerr: Qeveria la në harresë qytetarët e prekur nga tërmeti

Partia Demokratike akuzoi qeverinë dhe bashkinë Tiranë se ka lënë në harresë familjet e dëmtuara nga tërmeti, ndodhur 14 muaj më parë.

Ish-deputetja Jorida Tabaku vizitoi, të shtunën, familjen Tusha në Zall Herr, shtëpia e së cilës është dëmtuar nga tërmeti.

Bec Tusha, baba invalid i cili po rrit i vetëm dy fëmijë, deklaroi se përfaqësuesit e bashkisë kanë shkuar disa herë për të parë banesën e dëmtuar. Ai tha se ka marrë vetëm premtime boshe dhe deri më tani asnjë veprim:

“Nuk është bërë asgjë, më keq. Na kanë kthyer 20 vjet mbrapa, sikur tërmeti ka rënë veç majtas.”

Tabaku premtoi se me ardhjen në pushtet të PD-së, vëmendja do të kthehet tek qytetarët dhe shqetësimet e tyre.

Ajo akuzoi qeverinë se ka politizuar dhe tragjedi të tilla si tërmeti:

“Nuk mund të lësh njerëzit në mes të katër rrugëve. 200 mijë shqiptarë janë prekur në 11 bashki nga tërmeti dhe qeveria nuk ka marrë as masën më të vogël, sepse kanë pritur ose të marrin vota ose të bëjnë korrupsion. Edhe për tërmetin i ndajnë në majtas dhe djathtas, edhe në fatkeqësi.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>