Partia Demokratike njoftoi të dielën, përmes avokatit të saj Logut, se do të niste të hënën betejën për përsëritjen e zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor.
Logu akuzoi sërish KAS-in si vegël të Ramës për mospranim të provave të PD-së.
Sipas tij, PD-ja ka ofruar prova për blerje masive e votës, lëshim të mbi 10.003 lejeve të legalizimit, punësimit të mbi 3.000 punonjësve të rinj në administratë qëndrore; miliona € për paga shtesë, mdihmë ekonomike e pagesa për tërmetin si dhe shtimin e tenderave publikë, fletët e pavlefshme të votimit dhe vjedhjen e të dhënave personale.
“Në çdo rast, ne i qëndrojmë besnik angazhimit tonë solemn para të gjithë shqiptarëve: beteja do të vazhdojë në çdo front, me të gjitha mjetet dhe mundësitë që ekzistojnë,” shkruan Logu.
Ai shton se tani i takonte Kolegjit të vendoste nëse do të pranojë pronat.
Kujtojmë se KAS ka rrëzuar kërkesën e opzoitës për shpallje të pavlefshme e ripërsëritje të zgjedhjeve në qarqet Gjirokastër, Vlorë, Berat, Tiranë, Durrës dhe Shkodër.