Partia Demokratike do të njoftojë të premten qëndrimin zyrtar të Opozitës së Bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100% të listave të kandidatëve.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka shpërndarë në Tëitter një pjesë të marrëveshjes së 5 qershorit, ku parashikohen koalicionet parazgjedhore mes partive me lista të veçanta.
“Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme!”, shkruan Bardhi.