Partia Demokratike, PD ka paditur në prokurori ministren e Transportit Belinda Balluku për mbledhje të dhënash për kryerjen e legalizimit përpara zgjedhjeve.
Balluku akuzohet për krim zgjedhor, shpërdorim detyre, grup i strukturuar kriminal. “Heshtja e SPAK është tregues se nuk po e bëjnë punën e tyre. Kjo tregon se Rama dhe Ballukur janë në krye të operacionit për vjedhjen e zgjedhjeve”, u shpreh përfaqësuesi i PD-së, Belind Këlliçi në një dalje nga selia.
Ai premtoi se PD do të rrëzojë kryeministrin Edi Rama.