PD padit në SPAK Blendi Klosin e Tërmet Peçin, për korrupsion e shkatërrim të pasurive

Nga Exit News
PD padit në SPAK Blendi Klosin e Tërmet Peçin, për korrupsion e shkatërrim të pasurive

Partia Demokratika ka paditur, të enjten, në SPAK ministrin Blendi Klosi, kryetarin e bashkisë Tepelenë Tërmet Peçin dhe dy drejtorë socialistë për shkatërrim të pasurive natyrore, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Në një dalje për media nga selia e PD-së,  Jamarbër Malltezi sqaroi të treja paditë:

Padia e parë ndaj Blendi Klosit dhe drejtorëve të tij Zamir Dedej dhe Edison Konomi bëhet ‘për kthimin e Parkut Kombëtar Dajt në një gurore masive për interesat e xhepit të zyrtarëve dhe oligarkut të qeverisë Gjoka Konstruksion’.

Padia e dytë është për Zamir Dedejn, i cili akuzohet për vjedhje, përmes shpërdorimit të detyrës rreth 490 mijë euro para publike përmes shoqatave që ai drejtonte, fillimisht duke çuar buxhetin e shtetit tek shoqata që drejtonte, derisa u emërua drejtor, e më pas në një shoqatë të paregjistruar fare në QKB dhe me NIPT që nuk ekziston.

Padia e tretë është për Termet Peçin, kryebashkiakun e Tepelenës dhe sërish për Zamir Dedej, të cilët kanë lejuar dhe dhënë leje për ndërtim objekti 6 katësh në shtratin e lumit, tek ‘Uji i Ftohtë’, në kundërshtim me Ligji për Zonat e Mbrojtura dhe Ligji për Burimet Ujore.

PD i bëri apel SPAK-ut që të hetojë të treja dosjet me përpikmëri dhe të vërë para përgjegjësisë autorët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>