PD padit zyrtarin socialist: Presion nëpunësve për të mbledhur vota për PS-në

Nga Exit News
PD padit zyrtarin socialist: Presion nëpunësve për të mbledhur vota për PS-në

Partia Demokratike ka paditur, të hënën, Drejtorin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Elbasan Blendi Musai, të cilin e akuzojnë për abuzim me detyrën.

Sipas PD-së, Musai ka shpërndarë tek nëpunësit nën varësinë e tij një formular për mbledhjen e votave për Partinë Socialiste, të cilën opozita e denoncoi ditë më parë.

Në prokurori, PD e ka paditur Musain për ‘përdorimin e funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’.

Disa ditë më parë, PD ka udhëzuar të gjithë kryetarët e degëve nëpër qarqe që të identifikojnë drejtorët dhe nëpunësit socialistë që bëjnë presione dhe shantazhe për vota, pasi kishte marrë denoncime se një gjë e tillë ka filluar të bëhet në institucionet shtetërore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>