PD, Pampuri: qeveria përgjegjëse për vdekjen e 53 vjeçarit

Nga Exit News
PD, Pampuri: qeveria përgjegjëse për vdekjen e 53 vjeçarit

Partia Demokratike ka reaguar për lajmin e publikuar në media se një 53 -vjeçar ka vdekur si pasojë e mosdhënies së ndihmës nga QSUT dhe spitali i Traumës. Orjola Pampuri, përfaqësuesja e PD-së, në një njoftim për median tha se:

“Situata është totalisht jashtë kontrollit, shtretërit janë drejt ezaurimit, shërbimi është në ditët e tij më të këqija dhe pacientët po lihen në rrugë”.

Ajo e quajti “krim shtetëror” këtë ngjarje. Ajo akuzoi si përgjëgjës për ngjarjen qeverinë. Pampuri tha se qeveria vazhdon me “aferat korruptive dhe tenderat sekretë”, pasojat e të cilave janë “njerëzit e zakonshëm si Lutfiu”.

Ajo tha se qeveria mund të inagurojë sot spitalin Covid 3, por ai “mund të akomodojë vetëm 24 persona, pothuajse asgjë për numrin e lartë në rritje të të infektuarve. Është një zgjidhje vetëm për pak ditë, ndërsa situata pritet të përkeqësohet”.

“Përgjegjësi i vetëm për këtë gjendje është Edi Ramën, i cili refuzon me kryeneçësi të pranojë dështimin e vet dhe të marrë e të realizojë planin e paraqitur nga kryetari i Partisë Demokratike për përballimin e situatës”, përfundoi Pampuri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>