
Përfaqësuesi i PD-së, Ferdinand Xhaferri ngriti disa pikëpyetje të premten mbi zhvendosjen e portit të Durrësit, e cila do ta detyrojë vendin të paguajë miliona të tjera ndaj koncesionarëve, pasi aty gjenden koncensione 35 vjeçare.
“Përsëri do paguajmë në arbitrazh papërgjegjshmëritë e kryeministrit? Partia Demokratike nuk është kundër projekteve që zhvillojnë qytetin. Por, deri më tani, kemi parë vetëm makete dhe nuk kemi as studime, as transparencë dhe as kuadër ligjor,” u shpreh Xhaferri.
Ai po ashtu pyeti se mbi çfarë projekti është vendosur zhvendosja e Porti Ekzistues.
Xhaferri vuri në dukje se qeveria po na largon nga BE-ja, pasi kanë qënë “disa institucione evropiane dhe ndërkombëtare”, që kanë financuar infrastrukturën portuale.
Ai shtoi se Banka Europiane e Investimeve (BEI) ka financuar 17 milion Euro për ndërtimin e kalatës së kontenierëve, BERZH 32 milion Euro për terminalin e trageteve dhe Banka Botërore 13 milion USD për kalatën e përpunimit të grurit.