PD paraqet datat e publikimit të listës së zgjedhësve dhe fletës së votimit

Nga Exit News
PD paraqet datat e publikimit të listës së zgjedhësve dhe fletës së votimit

Kryetari i Komisionit Zgjedhor për zgjedhjet e brendshme në PD, Jemin Gjana në një konferencë për shtyp njoftoi datat e paraqitjes së listës zgjedhore, dhe të paraqitjes së fletës së votimit.

Gjana u shpreh se:

Deri në datën 6 qershor miratohet fleta e votimit dhe hidhet shoti për vendim e kandidatëve në listë.

Deri në datë 7 do të miratohen vendet e votimit në selitë e PD-së në vend.

Deri në datën 8 qershor do të publikohet lista e zgjedhësve.

PD ka 71 degë, në 5 prej tyre Durrës, Elbasan, Fier, Shkodër, kamëz do të ketë dy vend votime dhe dy Komisione. Këto degë kanë më shumë se sa 2500 anëtarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>