PD paraqet provat e vjedhjes së votave në Vlorë

Nga Exit News
PD paraqet provat e vjedhjes së votave në Vlorë

Partia Demokratike ka paraqitur në mbledhjen e sotme, 18 maj, provat për vjedhjen e votave në Vlorë. Përfaqësuesi i PD-së në KAS listoi këto shkelje:

Është qëlluar në Selenicë në një lokal me simpatizantë të PD, nga një simpatizant i PS, çka bëri që demokratët mos marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Afrim Qendro, nënkryetarin e Vlorës, Klodian Trocin e Kadastrës dhe Erion Osmanaj, drejtorin e OSHEE që ngritën strukturë kriminale për blerjen e votës.

Në Vlorë janë konstatuar ndihma ushqimore për qëllime zgjedhore, është përdorur nga disa figura.

Vilma Peto, Vullnet Sinaj, Alket Hyseni kanë shpërndarë dhurata e ushqime, me qëllime elektorale.

Agjencia në Vlorë ka shpërndarë tollona nafte për të ndikuar vullnetin e zgjedhësve.

Damian Gjiknuri, Afrim Qendro dhe prefekti Flamur Mamaj e kthyen OST në zyrë elektorale.

13 mijë punonjë janë punësuar për një periudhë 4-mujore.

Alket Hyseni ka publikuar një veprimtari publike me drejtorin Artan Lame duke shpërndarë legalizime për qytetarët e Vlorës.

Vullnet Sinaj shihet pranë Drejtorisë së Kadastrës duke shpërndarë leje legalizimi.

Ndërkohë, qindra qytetarë në Vlorë kanë marrë këto ditë njoftime nga IKMT për prishje banesash e biznesesh, përfundoi përfaqësuesi i PD-së.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme