
Partia Demokratike u shpreh se SPAK duhet të arrestojë kryeministri Rama, ish-ministrin Sandër Lleshaj dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm Plarent Ndreca, për të bërë drejtësi për korrupsionin me tenderin e uniformave të policisë.
Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj u shpreh të shtunën për median se një tender prej 23 milionë eurosh nuk mund të jetë vetëm përgjegjësi e punonjësve të nivelit të ulët.
Ai u shpreh se Ministria e Brendshme u njoftua 3 ditë më parë për aksionin, duke i dhënë kohë për të fshirë provat e korrupsionit të zyrtarëve të lartë.
SPAK arrestoi të shtunën 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për korrupsion në tenderin e unifromave të policisë. Hetimet nisën pas denoncimit në SPAK të opozitës parlamentare.