PD për përmbytjet në Durrës: Masakër urbane, shqiptarët të ndëshkojnë me votë Ramën e Dakon

Nga Exit News
PD për përmbytjet në Durrës: Masakër urbane, shqiptarët të ndëshkojnë me votë Ramën e Dakon

Partia Demokratike denoncoi përmbytjet në qytetin e Durrësit pas shirave të mëngjesit, duke akuzuar kryeministrin Rama dhe ish kryebashkiakun Dako për vjedhje të fondeve publike.

Në një postim në Facebook, ish deputeti Oerd Bylykbashi e konsideron atë një masakër urbane dhe i bën thirrje qytetarëve të votojnë kundër Ramës në 25 prill.

“Nje masakër urbane! E grabitën pushtetin me vota të manipuluara me 1 tetor 2000 dhe vazhdojnë ta vjedhin pa u ndalur në grykësinë e tyre. Dhe në 15 vitet e fundit Rama është ai qe ka caktuar me dorën e vet Dakon dhe bandën rreth tij që masakruan Durrësin‎.

Sa herë do te ishin bërë kanalizimet, do ishin hequr plehrat që digjen, apo do të ishin bërë parqe e punë publike që jeta e durrsakave të ishte më e mirë, nëse 20 buxhetet vjetore do ishin për durrsakët e jo për Dakot e Ramës?

Me 25 prill, kusuri i llogarisë së qeverisjes socialiste është vota si shpullë mbrapsh për të gjithë ate që keni hequr dhe vazhdoni të hiqni nga banda e Ramës që qeveris Durrësin në këto 20 vjet.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>