Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave në PD përfundoi, të enjtën, vlerësimin e kandidatëve për kandidat deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
Komisioni ka përzgjedhur 326 kandidatë për t’ia paraqitur Kryesisë së PD-së, e cila do të bëjë hartimin final të listave për çdo qark për zgjedhjet.
Të paktën 80 për qind e kandidatëve në listën finale do të jenë nga kjo listë, e cila doli nga votimet e anëtarësisë së PD-së në çdo qark. Ndërsa kryetari dhe kryesia kanë të drejtë të propozojnë deri në 20 për qind të emrave.