Partia Demokratike deklaroi se qeveria e mbajti të fshehtë kapjen e 26 tonëve drogë në Podgoricë.
Në një deklaratë për shtyp, Enkelejd Alibeaj pohoi se kjo sasi droge lëvizi përgjatë territorit shqiptar pa asnjë problem.
Ai shtoi se kjo ngjarje nxorri në pah se policia nuk ka kontroll në territorin shqiptar dhe se janë bashkëpunëtor me krimin e organizuar.
“Kamioni së bashku me lëndën masive të drogës ka kaluar në gjithë territorin shqiptar, prej Kapshticës e deri në Han të Hotit. Pa u shqetësuar e pa i hyrë gjemb në këmbë.
2.6 ton lëndë narkotike janë kapur përtej kufirit shqiptar, në Mal të Zi.Kjo ngjarje, tregon në rastin më të mirë, se Policia e Shtetit është tërësisht e shpartalluar dhe se nuk ka kurrëfarë kontrolli mbi territorin dhe mbi fenomenin kriminal të drogës që është plaga me e madhe që e ka bërë Shqipërinë të lëngojë nën qeverisjen Rama
Policia e shtetit e rënë në duart e njerëzve që dallohen për bashkëpunimin me krimin dhe trafiqet, nga njëra anë e kanë shpartalluar me qellim atë, e nga ana tjetër, pasi e kanë paralizuar praktikisht, krerët e saj janë aksionerët kryesorë në trafikun e drogës.”
Alibeaj tha se lëvizjet e drejtuesve të policisë nuk janë bërë për të luftuar trafikun e drogës po për zgjedhjet e 25 prillit.
“Në 25 prill, të çlirohemi nga droga e nga bandat për një të ardhme europiane për vendin. Në 25 prill, të çlirojmë vendin nga krimi e t’i hapim rrugën sundimit të ligjit dhe prosperitetit.” përfundoi Alibeaj.