Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi u shpreh në Real Story se PD do të dërgojë në Prokurori do aferë korruptive të qeverisë Rama.
Ai tha se nëse PD nuk e bën këtë në 6 muajt e parë të qeverisjes çdokush ka të drejtën të mendojë se “PD po vjedh”.
Bardhi tha se koncesioni korruptiv i Rinasit dhe shtyrja e kontratës, do të anulohet.
I pari që ka denoncuar këtë aferë, është Lulzim Basha, tha ai dhe shtoi se shumë koncesione dhe PPP do të hulumtohen e do të hetohen nga PD në qeverisje.
Sa i përket sondazheve të publikuara deri më tani, Bardhi tha se një shifër e rëndësishme nuk merret parasysh, “që janë ata që nuk preferojnë të përgjigjen”.
“30% e tyre janë logjikisht jo me qeverinë, pasi druhen prej saj”, tha ai. Sekretari i Përgjithshëm i PD theksoi se ai e bën diferencën të madhe dhe në favor të opozitës.
“Për të parë frymën duhet të jemi në terren. Në Elbasan jo vetëm ka frymë për ndryshim, por takoj çdo ditë socialistë të ndershëm që mezi presin 25 prillin”, tha ai.