PD premton se do të dërgojë në Prokurori të gjitha aferat korruptive të qeverisë Rama

Nga Exit News
 PD premton se do të dërgojë në Prokurori të gjitha aferat korruptive të qeverisë Rama

Sekretari i Përgjithshëm i PD  Gazment Bardhi u shpreh në Real Story se PD do të dërgojë në Prokurori do aferë korruptive të qeverisë Rama.

Ai tha se nëse PD nuk e bën këtë në 6 muajt e parë të qeverisjes çdokush ka të drejtën të mendojë se “PD po vjedh”.

Bardhi tha se koncesioni korruptiv i Rinasit dhe shtyrja e kontratës, do të anulohet.

I pari që ka denoncuar këtë aferë, është Lulzim Basha, tha ai dhe shtoi se shumë koncesione dhe PPP do të hulumtohen e do të hetohen nga PD në qeverisje.

Sa i përket sondazheve të publikuara deri më tani, Bardhi tha se një shifër e rëndësishme nuk merret parasysh, “që janë ata që nuk preferojnë të përgjigjen”.

“30% e tyre janë logjikisht jo me qeverinë, pasi druhen prej saj”, tha ai. Sekretari i Përgjithshëm i PD theksoi se ai e bën diferencën të madhe dhe në favor të opozitës.

“Për të parë frymën duhet të jemi në terren. Në Elbasan jo vetëm ka frymë për ndryshim, por takoj çdo ditë socialistë të ndershëm që mezi presin 25 prillin”, tha ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>