PD premton se do t’i japë më shumë rëndësi punës në fshat     

Nga Exit News
PD premton se do t’i japë më shumë rëndësi punës në fshat     

Përfaqësuesi i PD Enkeled Alibeaj tha të dielën se PD do t’i kushtojë më shumë vëmendje punës në fshat do e shpërblejë më shumë atë. Ai ishte të dielën në Roskovec, ku u takua me banorë të fshatit.

“Në fshatrat e qarkut të Fierit, tregohet shumë qartë prapambetja 8-vjeçare, për shkak të mosmbajtjes së premtimeve nga qeveria”, tha ai gjatë  vizitës.

Alibeaj është koordinator politik i PD në Fier. Ai akuzoi qeverinë se “ndihet vetëm em gjoba dha taksa” por jo me punë.

“25 prilli është dita që do të zgjidhë shumë gjera. Që djemtë të mos ikin, që të rifillojë edhe njëherë mbështetja për bujqësinë, qe prodhimi juaj të shitet. Zgjidhja është të bëhemi bashkë, pa asnjë lloj dallim”, deklaroi Alibeaj gjatë takimit.

Ai tha se plani i PD ka mbështetje për fshatin, që puna e bujqve, e blegtorëve të konvertohet në para.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>