Partia Demokratike dënoi propozimin e deputetit socialist, Ilir Beqaj, për uljen e pagave në sektorin publik dhe privat. Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi e cilësoi këtë një eksperiment shumë të rrezikshëm për shqiptarët.
Zoti Bardhi u shpreh se “Edi Rama ka nisur një eksperiment të ri dhe shumë të rrezikshëm me shqiptarët”.
Sipas tij, ulja e pagave në sektorin publik e privat do të bëhet për të furnizuar me para qeverinë.
“Ditën kur propozon uljen e pagave të qindra mijëra njerëzve, Edi Rama ka paguar për PPP mafioze të inceneratorit të Tiranës 650 mijë euro. Qeveria ka para, por Edi Rama nuk heq dorë nga pagesat për klientët e tij me paratë e shqiptarëve”, shtoi Zoti Bardhi.