PD: PS tërhiqet nga kërkesat për administratë jo partiake dhe kolegj zgjedhor pa veting

Nga Exit News
PD: PS tërhiqet nga kërkesat për administratë jo partiake dhe kolegj zgjedhor pa veting

Këshilli Politik do të vazhdojë punën, pasi PS-ja u tërhoq nga propozimet e saj për administratë jo partiake dhe vendosjen e gjyqtarëve pa veting në Kolegjin Zgjedhor.

Pas mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi deklaroi se kërkesat e opozitës i janë bërë të qartë shumicës socialiste dhe se kjo e fundit u tërhoq nga deklaratat e kryeministrit Rama një ditë më parë, duke i hapur rrugë vazhdimit të punës të Këshillit Politik:

“Ne e bëmë të qartë se kushtet që ne kemi vendosur mbi tryezë me propozimet tona janë ty, ne nuk tërhiqemi.

Jo vetëm që kërkohet vullnet politik që e garanton vetëm qeveria tranzitore, por në asnjë mënyrë nuk do të ketë mundësi Rama që të marrë në xhepin e tij administratën zgjedhore duke emëruar aty militant politikë të veshur si të pavarur nga adminitrata publike.

Po ashtu nuk do të ketë mundësi që të marrë Kolegjin Zgjedhor për t’i vënë vulën manipulimeve që kryhen me administratën e kapur politikisht.

Në debatin që bëmë mazhoranca u tërhoq nga ato qëndrime dhe kjo na jep mundësinë për të vazhduar më tej.”

Ende nuk ka një konfirmim nga PS për këto deklarata, ndërkohë që Kryeministri Rama tha dje se këto janë kërkesa të panegociueshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>