PD: PS vendos interesin e mafias mbi atë të Shqipërisë

Nga Exit News
PD: PS vendos interesin e mafias mbi atë të Shqipërisë

Partia Demokratike e konsideroi refuzimin e kryeministrit Edi Rama për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, dëshmi që PS vendos interesin e mafias mbi atë të vendit.

Në një postim në Facebook, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shkruan se kjo gjë vë në rrezik integrimin e Shqipërisë në BE.

“Edi Rama duhet të shpjegojë pse ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe pse i trembet zgjedhjeve demokratike sipas standarteve europiane.

Shqiptarët nuk i kanë borxh Edi Ramës pengmarrjen e Shqipërisë.

Refuzimi brutal i Edi Ramës ndaj apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi është një tjetër dëshmi që për Partinë Socialiste interesi i mafias është mbi interesin e Shqipërisë. Asnjë Kryeministër më parë nuk ka vënë në rrezik integrimin europian të Shqipërisë dhe nuk ka sfiduar hapur Bashkimin Europian për llogaritë e tij politike të ditës.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>