PD publikon datat e udhëtimeve me helikopter të Xhaçkës

Nga Exit News
PD publikon datat e udhëtimeve me helikopter të Xhaçkës

Partia Demokratike ka publikuar, të mërkurën, fakte të tjera, që provojnë se ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka përdorur helikopterin e Forcave të Armatosura për të udhëtuar në Dibër për fushatën e Partisë Socialiste.

Në një deklaratë për shtyp, ish-deputetja Albana Vokshi denoncoi se Xhaçka ka udhëtuar me helikopter për shembull me 3 tetor, kur nuk ka patur asnjë stërvitje ushtarake dhe asnjë aktivitet që lidhet me funksionin e saj si Ministre e Mbrojtjes.

“Llogaria në facebook e Kryetarit të Partisë Socialiste në Dibër e tregon Olta Xhaçkën më 3 tetor në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në këtë zone,” u shpreh Vokshi.

E njëjta situatë është përsëritur dhe në 10 tetor, denoncoi Vokshi:

“Në 10 tetor, një tjetër ditë, kur Olta Xhaçka ka përdorur helikopterin, është postuar një takim tjetër me strukturat e Partisë Socialiste.

Në 10 tetor, një tjetër ditë, kur Olta Xhaçka ka përdorur helikopterin, është postuar një takim tjetër me strukturat e Partisë Socialiste.”

Vokshi akuzoi Xhaçkën se po abuzon me fondet e qytetarëve shqiptarë.

Reagimi i Vokshit vjen një ditë pasi Ministria e Mbrojtjes tha se Olta Xhaçka e ka përdorur helikopterin “vetëm 4 herë në Shkodër, Dibër e Gjirokastër”, në vitin e fundit, në ato qarqe ku Forcat e Armatosuranë kanë struktura rajonale te mbrojtjes civile.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>