PD publikon fakte për përdorimin politik të Illyrian Guard

PD publikon fakte për përdorimin politik të Illyrian Guard

Partia Demokratike akuzoi, të dielën, kryeministrin Rama se ka punësuar 500 persona tek Illyrian Giard.

PD ka publikuar fakte për “Illyrian Guard” sipas të cilave, ‘Policia politike dhe e korruptuar e Edi Ramës punësoi mbi 500 persona dhe u pagua mbi 4 milionë euro në vit’.

Sipas PD-së, Illyrian Guard në një vit ka përfituar $4 milionë nga buxheti i shtetit.

Kompania shtetërore ka 500 punonjës sigurie dhe 72 punonjës administrate.

Me krijimin e Illyrian Guard, qeveria Rama ka shtetëzuar në mënyrë de fakto pjesën më të madhe të sektorit të sigurisë fizike, duke e kthyer atë nga një oligopol privat në një monopol shtetëror.

Institucioneve shtetërore u kërkohet me detyrim që shërbimet e tyre të sigurisë t’i jepen Illyrian Guard.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>