PD publikon kompanitë përfituese të 75 milionë euro tenderave të OSSHE

PD publikon kompanitë përfituese të 75 milionë euro tenderave të OSSHE

OSSHE ka tenderuar rreth 75 milionë euro, për vitin dhe shumica e tyre janë pa garë. Kështu shkruhet në deklaratën për shtyp të Partisë Demokratike. Sipas PD-së, përfituesit më të mëdhenj të këtyre tenderave janë:

“Miqtë dhe klientët e Edi Ramës, Papuli, Kastrati, Fusha, Gentian Sula i koncesionit të pompave të naftës, Anri Sala i ekspozitave të Edi Ramës apo kompania që merret me imazhin propagandistik të Ramës dhe Veliajt, DixhiPrint Al.

Nga gropa e korrupsionit të OSHEE-së ka përfituar edhe vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës Klement Balili. Në vend që të hetohej sipas ligjit antimafia për pasuritë e tij, Bashkim Balili merr tendera nga qeveria e Edi Ramës”.

PD sqaron se OSSHE ka humbur 64 milionë euro në vitin 2019, “por klientët dhe miqtë e Ramës pasurohen me miliona euro në vit nga kompania me humbje”.

OSSHE ka blerë energji me çmim më të lartë se tregu, apo duke përdorur paratë publike për të mbushur xhepat e klientëve të vet, në dëm të financave të kompanisë, shkruhet në deklaratën për media të PD-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>