PD publikon udhëtimet e Xhaçkës me helikopter: 22 fluturime drejt Dibrës për fushatë elektorale

Nga Exit News
PD publikon udhëtimet e Xhaçkës me helikopter: 22 fluturime drejt Dibrës për fushatë elektorale

Partia Demokratike denoncoi, të hënën, përdorimin e vazhdueshëm të helikopterit të ministrisë, nga ministrja e Mbrotjes Olta Xhaçka, të paktën 22 herë brenda dy muajve të fundit.

Përmes një deklarate për shtyp, ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi u shpreh se 22 herë në dy muajt e fundit ka udhëtuar helikopteri drejt Dibrës, zonës elektorale të ministres Xhaçka.

“Vetëm 2 muajt e fundit, helikopteri ushtarak operacional ka udhëtuar 22 herë për në Dibër me helikopter për t’i shërbuer Olta Xhaçkës. Nuk ka patur asnjë stërvitje, nuk ka qenë për asnjë detyrë të saj funksionale, por ka shkuar me funksionin e drejtueses së qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste,” u shpreh ish-deputeti duke publikuar dhe datat e udhëtimeve të ministres.

tabele e pd
Gjunkshi theksoi se ky është një abuzim i tmerrshëm me paratë e shqiptarëve dhe me detyrën e ministres:

“Vetëm në 2 muaj, për të shkuar me helikopterin ushtarak në Dibër si e dërguar e Edi Ramës për fushatën zgjedhore, Olta Xhaçka ka shpenzuar rreth 100 milionë lekë.”

Gjunkshi kërkoi dorëheqjen e ministres dhe dhënien e shpjegimeve publike për shpenzimin e 100 milionë lekëve të harxhuar për fushatë elektorale.

Më herët, Partia Demokratike ka publikuar dhe një video të ministres së Brendshme Olta Xhaçka duke përdorur helikopterin e ministrisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>