Partia Demokratike ka publikuar, të premten, një video të ministres së Brendshme Olta Xhaçka duke përdorur helikopterin e ministrisë.
Në një deklaratë për media, ish-deputetja Albana Vokshi publikoi videon dhe tha se udhëtimi i Xhaçkës me helicopter ka ndodhur ‘të premten e kaluar’, drejt Dibrës, për fushatë elektorale:
“E vërteta është se Olta Xhaçka ka udhëtuar me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes ditën e premte. Helikopteri e ka çuar në Dibër, më pas është kthyer në Tiranë.
Brenda të njëjtës ditë, ka shkuar ta marrë sërish drejtuesen politike të qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste, pasi ka bërë takime me strukturat e partisë, për qëllimi politike, elektorale, takime që nuk përputhen me përmbushjen e detyrave funksionale të saj.”
Vokshi akuzoi ministren se po përdor helikopterin e shtetit si taksi private, në një kohë kur ambulancat për të sëmurët me Covid-19 nuk kanë naftë të ndizen.
Pak ditë më parë, Vokshi denoncoi përdorimin e helikopterit nga ministrja Xhaçka, por ministria e mbrojtjes e quajti denoncimin ‘një inskenim të ulët dhe përpjekje për të hedhur baltë mbi Forcat e Armatosura’.