Partia Demokratike ka denoncuar mungesën e tamponëve për qytetarët në qarkun e Elbasanit.
Ish-deputeti Endri Hasa ka publikuar një video xhiruar në ambientet e Laboratorit Bakterologjik në Elbasan, ku një qytetare debaton me infemieren pasi ka disa ditë me siptoma të Covid-19 dhe askush nuk i bën tamponin.
Infermierja thotë se nuk ka asnjë tampon dhe se ka plot qytetarë të dyshuar me Covid që ende nuk i ka testuar ende.
Endri Hasa shkruan se në Elbasan njerëzit po sorollaten për të bërë testin, dhe mbasi e bëjnë sorollatja vazhdon për të marrë pergjigjen.
‘Prej gati 1 jave nuk kryhen tampone për COVID-19 dhe mbi 300 qytetarë po presin për të bërë tampon.’
Ai theksoi se në Elbasan ka plot vatra infeksioni dhe asnjë institucion nuk ka marrë masa:
‘Ndërkohë që ka shumë vatra në të gjithë qarkun asnjë masë nuk po merret dhe institucionet flejnë!
Tamponet bëhen vetëm sipas oreksit të Xhevair Budanit të partisë.
Kush duhet të bëj tampon dhe kush jo e zgjedh partia.
Kush do shtrohet në spital dhe kush jo e zgjedh prap partia!’