PD: Qeveria 124 milionë euro për 11 bashki, shkeli Kodin Zgjedhor

Nga Exit News
PD: Qeveria 124 milionë euro për 11 bashki, shkeli Kodin Zgjedhor

Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka shpërndarë 124 milionë euro për 11 bashki në vend, nga fondi i rindërtimit, 4 muaj para zgjedhjeve, me qëllim manipulimin e votës së qytetarëve më 25 prill.

“73 milion euro i janë dhënë Bashkisë së Tiranës, rreth 12 milion euro Bashkisë Durrës, 10.4 milion euro Kurbinit, 5.8 milion euro Kavajës, 4.8 milion euro Kamzës etj. Të gjitha këto transferat janë dhënë pas 1 Janarit 2021 duke shkelur Kodin Zgjedhor”, u shpeh në një deklaratë për median, deputetja e PD-së Tabaku.

Ajo u shpreh se PD do të vazhdojë të publikojë prova për deformimin e votës nga PS dhe qeveria. “Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend”, u shpreh Tabaku.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>