Partia Demokratike akuzoi qeverinë se i ka dhënë 37 milionë euro kompanisë së kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici për rindërtimin e shtëpive të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në një postim në Facebook, Jorida Tabaku shkruan se kompani e Gjicit kishte ofertë të lartë në kundërshtim me rregullat e vendosura nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Tabaku shkruan:
“Qeveria që nuk ndihmon nevojtarët por i fal 37 mln $ Safet Gjicit. Taksat e shqiptarëve Edi Rama ia fal Safet Gjicit për interesa elektorale të PS ndërsa shqiptarët rrinë në qiell të hapur.”
Ajo përfundon se me 25 prill shqiptarët do t’i “tregojnë vendin hajdutëve të fatkeqësisë”