Partia Demokratike deklaroi se kjo qeveri është më e keqja dhe më e korruptuara në historinë e vendit.
Përmes një postimi në Facebook, sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi shkruan se gjithmonë pasi njerëzit e tij kapen duke bashkëpunuar me mafian, Rama justifikohet dhe shmang përgjegjësinë.
“Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet. Ai kurrë nuk di asgjë, gjithmonë sillet sikur i bien në qafë të tjerët.”
Bardhi pohoi se asnjë qytetar nuk i beson më Ramës dhe me 25 prill do ta largojnë atë.