Partia Demokratike akuzoi qeverinë se nuk ka investuar për arsimin online gjatë kohës së pandemisë.
Në një deklaratë për shtyp, Endri Hasa deklaroi se sipas raportit të Bankës Botërore 60 përqind e të rinjve në vend janë analfabet funsional.
Kjo sipas tij është përgjegjësi e qeverisë, e cila nuk kontrolloi gjatë pandemisë mbarëvajtjen e mësimit online.
Hasa shtoi se 18 milionë euro për dixhitalizimin e mësimit kanë humbur pasi në shkolla nuk ka asnjë laborator, fëmijët nuk kanë tableta dhe platforma dixhitale u shndërrua në “hall” për mësuesit dhe nxënësit.
Ai pohoi se qeveria nuk mbështeti fëmijët me internet falas gjatë pandemisë, duke theksuar se shqiptarët nuk meritojnë në qeveri të tillë.