
Partia Demokratike pohoi se qytetarët shqiptar paguajnë dyfish për shërbimin shëndetësor.
Në një postim në Facebook, Bardh Spahia shkruan se të dhënat e Eurostat tregojnë se shqiptarët paguajnë më shumë se qytetarët e Serbisë, të Malit të Zi, të Bosnjë Hercegovinës e Maqedonisë së Veriut për shërbimin mjekësor.
“Ja shëndetësia “falas” e Edi Ramës. Sipas shifrave të Eurostat, jo të PD, shqiptarët shpenzojnë shumë më tepër, se cdo popull tjetër i rajonit për shërbimet shëndetësore. Shqiptarët paguajnë më shumë se qytetarët e Serbisë, të Malit të Zi, të Bosnjë Hercegovinës e Maqedonisë së Veriut.”
Spahia deklaroi se “shëndetësia e koncesioneve dhe e tenderave të errët, po cënon direkt shërbimet ndaj qytetarëve”.