
Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demorkatike, Floriana Garo, përmes një statusi në rrjetin Facebook, ka kërkuar se kryeministri Rama t’u kërkojë falje grave dhe vajzave që ka dhunuar, bullizuar, ofenduar e tallur.
“Është koha që vajzat dhe gratë shqiptare do të marrin vendin që u takon, mbrojtjen që meritojnë nga çdo sjellje e padenjë ndaj tyre dhe dinjitetin që u është shkelur këto vite,” u shpreh Garo.