Partia Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Rama se ka përdorur avionin Air Albania për të vizituar për fundjavë, Parisin.
PD, përmes Gazment Bardhit akuzon Ramën se ka përdorur avionin e shtetit shqiptar për arsye personale duke e trajtuar shtetin si “pashallëk”.
“Në këto ditë kaq të vështira për qytetarët si mundet që një kryeministër të shpenzojë për luksin e tij 100.000 euro të shqiptarëve për charter personal”, shkruan zoti Bardhi, në facebook.